Kryeministri i Greqisë Mitsotakis në një intervistë dy orëshe foli se sa është mundësia që të ketë një bllokim në shtator dhe si do ndikojë në ekonomi duke qenë se vaksinimet janë ngadalësuar.
“Natyrisht që jam i shqetësuar për vaksinimet. Ka një shpjegim se gjatë verës njerëzit mungojnë dhe për këtë arsye planifikimi i vaksinimit është më i vështirë, por është e sigurt që ne duhet të kthehemi në mënyrë dinamike dhe të rrisim normat e vaksinimit në vend. Kjo është një përpjekje kolektive që shpresoj dhe uroj që të gjithë ta bëjmë së bashku.
Përtej kësaj, unë kam thënë se ne nuk do të shkojmë në një bllokim të ri. Unë do ta them përsëri: Të vaksinuarit nuk do të paguajnë ato pak të pavaksinuar. Ekonomia do të funksionojë, shoqëria do të mbetet e hapur dhe përgjigja për problemin e mutacionit D nuk është bllokimi, është vaksinimi dhe mbrojtja bazë dhe sensi i shëndoshë”- u shpreh Mitsotakis.
Në këtë pikë, Kryeministri dha një shembull duke treguar se kur kthehen nga pushimet është e arsyeshme veçanërisht fëmijët e vegjël, të bëjnë analiza dhe për një javë të mos jenë në kontakt me prindërit, gjyshërit, veçanërisht nëse ata nuk janë të vaksinuar.
“Unë kërkoj shumë vëmendje kur qytetarët të kthehen nga pushimet e tyre,” -theksoi kryeministri.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
