Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar nga Maliqi i juglindjes se, rrugët nuk janë pastruar ende nga dëbora.

Kryemadhi thotë se, më 25 prill kjo situatë do të ndryshojë pasi nuk do të ketë më kryetarë që nuk u dhimbset qyteti.

Ajo gjithashtu me të rinjtë foli edhe për problemet kryesore të tyre, si largimi i tyre shpopullimi i vendbanimeve.

Sipas Kryemadhit, arsyeja kryesore është se nuk kanë mundësi punësimi.

FJALA E KRYEMADHIT NGA MALIQI

Ne jemi me Endritin sot dhe kemi shpenzuar të gjithë kohën tonë në Pogradec dhe në Maliq. Nesër do të jemi në qytete të tjera, edhe në ditë stuhie e bore. Mua më pëlqen shumë, juve e keni pak siklet, sidomos për mamatë tuaja që duhet të pastrojnë. Por më mirë borë sesa shi, se shiu të bën baltë e llucë, ose përmbytemi ne. Në Tiranë përmbytemi e bëhemi si Venecia. Por edhe juve nuk ua pastronin rrugët, nuk pashë ndonjë rrugë të pastruar. Prandaj dhe ne do ta ndryshojmë më 25 prill, që të mos kemi më kryetarë që nuk u dhimbset qyteti, e që mendojnë se po të varin xhaketën njerëzit të shkojnë në rresht pas tij. Prandaj dhe ne duam që të angazhoheni ju më shumë. Në duam që të kemi një strukturë jo politike, duam të kemi një strukturë qytetare. Ne duam që ju të jeni vendimmarrësit në qytet. Duam që ju të jeni Këshilli Bashkiak, që të jeni Parlamenti i Maliqit, duam që të jeni përfaqësuesit e qytetarëve të Maliqit kudo, për të marrë vendimet e duhura për ta zhvilluar ekonominë.

Ajo që po diskutonim bashkë Mardin, është qëkur ke mbaruar artistiken, nuk shikon mundësinë. Është shumë e vështirë për një artist sot, sepse qoftë me muzikën, qoftë me pikturën, nuk ke mundësi të ushqehesh e të mbash familjen. Sot është shumë e vështirë të gjesh të rinj dhe të reja që duan të qëndrojnë pranë familjeve të tyre. Dhe një nga problemet kryesore që kemi ne sot është shpopullimi, largimi i të rinjve dhe të rejave. Dhe pse ikin? Ikin se nuk kanë mundësi punësimi. Nuk konkurrojmë dot me tregun rajonal për shkak të cilësisë së keqe të sistemi arsimor, për shkak të mungesës së kurrikulave, për shkak të mungesës së infrastrukturës, të mungesës së zhvillimit të biznesit apo ekonomisë, si dhe mungesës së krijimit të vendeve të reja të punës.

Më thanë që donin të sillnin një fabrikë peshku këtu, që është një mashtrim i gjallë. Që të pastrosh peshkun në Maliq kur ndërkohë mund të ringresh fabrikën e sheqerit. Ka qenë një fabrikë që e diskutuam me gratë dhe thonin që i gjithë Maliqi punonte, të gjitha familjet ishin të punësuara. Një fabrikë e tyre krijon hapësira pafundësisht për zhvillim. Dhe ndërkohë do kërkonte lëndën e parë, ku të gjithë tokat e Maliqit kanë pasur një nga prodhimtaritë më të mëdha me panxharin e sheqerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re