Një 21 vjeçar dhe një grua shtatzënë po trajtohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet, në gjendje të rëndë për shkak të virusit të rrezikshëm.

Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se një 21-vjeçar dhe një grua shtatzënë janë në gjendje të rëndë te Infektivi.

I riu trajtohet prej një muaji për shkak të komplikacioneve të rënda në mushkëri, ndërsa mosha që dominon është mbi 60 vjeç.

Gruaja shtatzënë e cila është në gjendje të rëndë klinike mësohet se është 34-vjeçare. Ndërsa dy gra shtatzëna në gjendje të përmirësuar kanë lënë spitalin ditët e fundit.

Nga 16-22 tetor 2021 janë raportuar zyrtarisht 56 fatalitete në spitalet Covid, ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë numëroheshin 22 viktima.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re