Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj raportoi sot në Komitetin e Ekspertëve lidhur me situatën e pandemisë në vend.
Brataj tha se javët e fundit është vënë re një ulje e numrit të thirrjeve ndër personat që kërkojnë ndihmë mjekësore.
“Edhe urgjenca kombëtare vijon të bëjë monitorimin e situatës. Nuk ka rritje të numrit të thirrjeve. Kemi patur një numër më të ulët, me një mesatare 25-30 në ditë. Vlen të theksohet se vaksinat kanë efikasitet. 90% e të shtruarëve në spitale janë të pavaksinuar. Në shkolla nuk ka asnjë vatër për momentin. Pjesën më të madhe 42% e kap tirana, indikatorët janë të qëndrueshëm dhe të kontrollueshëm.” u shpreh Brataj.