Ndërsa raportoi situatën me pandeminë e Covid-19, nga spitali Infektiv gazetari Erjon Skëndaj u shpreh se numri i shtrimeve ditore në këtë spital ka pësuar rënie, duke mos e kaluar shifrën e 15 shtrimeve në ditë.

Referuar burimeve nga ky spital, Skëndaj tha se jemi në një situatë të qëndrueshme me rënie të shtrimeve nga ditë në ditë. Ndër të tjera ai foli për një numër të lartë fatalitetesh në raport me numrin e të shtruarëve.

Sipas ekspertëve, numri i lartë i fataliteteve lidhet me dy faktorë kyc, e para se i përgjigjet dhe reflekton situatën e rëndë në fillim të shtatorit me valën ‘Delta’ dhe e dyta për shkak të vetëkurimit në shtëpi dhe mbërritjes në spital në gjendje tejet të rëndë kur shenjat klinike janë të tilla që mjekët e kanë të pamundur për t’i shpëtuar jetën.

Referuar javës që lamë pas, gazetari Skëndaj tha se ka patur një mesatare infektimesh në ditë 450 raste, ndryshe nga një javë më parë e cila ishte rreth 660 raste.

Sa i takon personave të shtruar në spital, Skendaj tha se sipas burimeve që disponon, nuk ka një person që ta ketë kaluar covidin dhe të jetë shtruar, shumica e pacientëve sipas tij janë të pa infektuar dhe të pavaksinuar nga covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re