Sipas raportimit të bërë nga gazetarja e Fax News në Vlorë, Afrovita Hysaj, kryebashkiaku Dritan Leli kishte qenë mëngjesin e ditës së sotme present në zonat problematike të cilat ishin përmbytur ditën e djeshme.

Zona me problematike ka qenë ura e Mifolit e cila edhe u shemb si pasojë e prurjeve të mëdha të ujërave.

Ndërsa pak më parë është njoftuar se kryeministri, Edi Rama do jetë prezent në zonën më problematike për të bërë inspektimet lidhur me dëmet e bëra deri më tani, ndërkohë që situata paraqitet më e stabilizuar dhe më e normalizuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re