Skip to content

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë janë regjistruar 34 vatra, 5 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, nga të cilat:
* 27 janë shuar,
* 5 janë aktive,
* 2 mbahen në monitorim

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operacionale, të mbështetura nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu u angazhuan 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatrat aktive
Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në kurorë me pyje të dendura. Nga puna e forcave operacionale dhe mbështetja me ndërhyrje nga ajri, janë vënë nën kontroll disa vatra. Problematike ngelet një vatër në vendin e quajtur “Maja e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 8 efektivë të MZSH të bashkisë Bulqizë, 8 forca bashkiake dhe 8 forca të Shërbimi Pyjor. Në mbështetje për përballimin e situatës u angazhuan edhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura dhe helikopteri i Forcës Ajrore. Zjarri zhvillohet me intensitet mesatar dhe më së shumti brenda perimetrit të përshkuar ditë më parë.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë Arrëz. Zjarri është zhvilluar me intensitet duke u përshkallëzuar në fshatrat Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Në operacion gjatë ditës u angazhuan 42 forca bashkiake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 80 trupa nga FA si dhe 20 vullnetarë të cilët punuan deri në mbrëmje vonë. Në mbështetje të forcave në terren u krye ndërhyrje nga ajri nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Gjatë natës raportohet se situata, e ndikuar edhe nga reshje e shiut që kanë përfshirë zonën, është vënë nën kontroll. Vatra e zjarrit gjatë natës u mbajt në monitorim.

Ka vijuar të jetë aktiv zjarri në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë. Vatra e zjarrit është vazhdim i zjarrit të rënë në fshatin Damjan-Fortuzaj njësia administrative Vaqarr. Zjarri në mesditë ka marrë përmasa dhe ka dalë jashtë kontrollit. Për vënien nën kontroll  kreu ndërhyrje nga ajri helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Situata po mbahet në monitorim. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit ka intensitet të ulët.

Në fshatrat Kullollas, Kodovjat, Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh, ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 12.08.2025. Forcat operacionale, vijuan punën me vatrat e vogla, për të mos i lejuar përhapjen, ku mbetet aktive një vatër në Malin e Koshnicës, e cila po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor dhe banorë të zonës. Gjatë ditës pati riaktivizim në fshatin Bletëz, e cila u normalizua nga ndërhyrja me 1 mjet zjarrfikës dhe 4 efektivë të MZSH. Gjithashtu në mesditë pati riaktivizim në fshatin Kullollas, ku rrezikohej një masiv me pisha. Në këtë vatër u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët arritën ta shuajnë atë. Situata në fshatrat e përshkuar nga zjarri po mbahet në monitorim.

Në vendin e quajtur “Teqeja e Dushkut”, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Gjatë ditës në zonë u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga MZSH Gramsh, 2 fadroma të bashkisë me 4 forca bashkiake dhe 4 vullnetarë. Ka patur vështirësi për shuarjen e zjarrit për shkak të shtresave të humusit. Ditën e sotme raportohet se vatra e zjarrit është drejt izolimit.

Ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë më datë 14.08.2025, në fshatin Rreja e Zezë (Velë), njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë. Gjatë ditës në operacion u angazhuan 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë nga MZSH Mirditë, 4 forca policore, 17 forca bashkiake, 7 forca Shërbimi Pyjor dhe 10 vullnetarë, të cilët kanë punuar për shuarjen e tij deri në mbrëmje. Nga puna e forcave, u arrit që vatra e zjarrit të izolohet totalisht dhe nga vlerësimi i bërë nuk paraqet rrezik për përhapje. Vatra po mbahet në monitorim nga forca të Shërbimit Pyjor.

* Val (Martanesh, Bulqizë), Kodër Qerre (Mat)
* Xeth (Blerim, Fushë Arrëz)
* Durishtë (Petrelë), Ferraj–Zall Herr–Brarë–Priskë e Vogël (Dajt), Gjipal (Zall Bastar), Vilë-Ballaj (Rrogozhinë)
* Kalanjas (Skrapar)

Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve.