Niko Peleshi:

Kam mbërritur në Voskopojë, Bashkia e Korçës, patëm një shpërthim zjarri,nuk nxitoj kur them që është e qëllimshme. Është e rrezikshme sepse ka bimësi të lartë dhe zjarri ka shpërthyer në zemër të tij. Ka rrethana pozitive se ka një përrua. Kemi bërë një konsultë për të shuar zjarrin. Kemi forca të mjaftueshme për të pritur momentin e ndërhyrjes, tymi është i dendur se nuk lejojnë forcat të futen me teknikat që tani i mësuam kundër zjarrit. Ka një zgjidhje në letër. Sapo të bjerë tymi do të zbatohet në praktikë. Nëse do dështonim këtu, fatalitet. Kemi patur situatë të vështirë në Llogara, mbi Dukat është menaxhuar një vatër të vështirë. Natën është rrezikuar fshati. Vazhdon beteja! Kemi 60 FA në malin e Karaburunin, aty ku fillon parku i Llogarasë. Do të bëjmë disa ndërhyrje për të shmangur parkun. Besoj se do të jetë një natë e sigurtë. Dy vatrat në Kukës janë problematike. Vatra në Fier është shqetësuese. Mbi tunelin e Kalimashit është situatë e vështirë. Ka edhe vatra të vogla, po nuk po iu lodh më.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re