Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re





Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se situata në veri të Kosovës, por edhe në Ballkan është shqetësuese.

Rama shpreson që situata të qetësohet, pasi në të kundërt përshkallëzimi i tensioneve mund të jetë katastrofik.

Kryeministri theksoi se “Duam të shohim që dialogu i BE të arrijë sukses dhe ne do të kemi mbështetjen e NATOs që është përgjegjës për praninë e KFOR-it si një prani instrumentale për sigurinë”.

“Faleminderit Mark dhe me lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem këtu bashkë me ju. Gjithashtu, nuk mund ta fsheh dhe admirimin tim për ju si thyesi i stereotipit për vendin tuaj ku nuk hahet gjoja mirë. Pra, urime për darken e shijshme. E duke lënë mënjanë shakatë doja të thoja që është shumë frymëzuese që të jesh pjesë e NATO-s në këtë kohë dhe të shohim që solidariteti, afrimiteti dhe vullneti për të qenë me Ukrainën deri në fund është e palëkundur dhe kushdo që mund të vërë bast mbi shanset për të thyer këtë solidaritet dhe për të ndarë NATO-n, ka humbur dhe do të humbasë deri në fund.

Nga ana tjetër, nuk mund ta konfirmoj çfarë u tha mbi Ukrainën dhe dua të përdor këtë minutë që kam për të shtuar që ne, gjithashtu mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë më precize në Kosovën Veriore, ku disa ditë e javë më parë ushtarët e KFOR-it u lënduan dhe shpresojmë shumë që logjika të mbizotërojë dhe që ulja e përshkallëzimit të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik dhe ne nuk duam të shohim një thyerje në rajonin tonë që ka bërë shumë punë të mira deri tani dhe në të njëjtën kohë duam të shikojmë pikërisht që dialogu i BE-sw të arrijë sukses dhe ne do të kemi mbështetjen e plotë të NATO-s që është përgjegjës për praninë  e KFOR, si një prani instrumentale dhe kryesore për sigurinë. Mark, faleminderit shumë dhe është një nder i madh”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re