Skip to content

Situata në dy spitalet COVID, ja sa pacientë janë në gjendje të rënduar në Shqipëri

Ka shkuar në 750 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Mësohet se brenda 24 orëve janë identifikuara 14 raste të reja me virusin vdekjeprurës, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Drejtoresha e ISHP-se, Albana Fico, gjatë deklarates se sotme per mediat, ku njoftoi te rejat me te fundit nga situata e koronavirusit ne vend beri me dije se ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Nderkohe qe n spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar”- theksooi Fico.

Deri më tani numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 30.