18 familje ne Gjirokastër kane qëndruar jashtë shtëpive te tyre për te dytën natë me radhe. Rrëshqitja e tokës pranë pallatit i ka detyruar te strehohen tek te afërmit ne pritje te zgjidhjes se situatës.
 
Mbrëmjen e se shtunës situata është kontrolluar edhe nga inxhinieri i Bashkisë se Gjirokastrës, sipas te cilit banoret nuk rrezikohen e mund te kthehen tek banesat e tyre.
 
Banoret nuk rrezikohen, pallati nga struktura nuk ka asnjë lloj problematike. U kontrollua i gjithë kafazi i shkalleve, janë disa plasaritje te vjetra kur ka pasur punime te restaurimit te ujësjellësit. Nuk ka probleme, shtresat janë te stabilizuara, plus qe këndi i rreshqitjes se këtij pallati ku është mbështetur nuk ka lidhje me pjesën ku ka rrëshqitur zona tjetër. Qytetaret mund te flenë te qete.
 
Por vlerësimi i inxhinierit nuk i ka bindur banoret te cilët ende nuk janë kthyer ne shtëpitë e tyre. Ndërkohë qe te hënën pritet te dalin rezultatet e studimit gjeologjik te kësaj zone për te pasur një panorame me te qarte te rrezikut me te cilin përballen qytetaret.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re