Analisti, Agim Baçi i ftuar në “Panorama TV” foli fillimisht për Kuvendin e 2 dhjetorit, i cili rikonfirmoi Sali Berishën në kreu të “Rithemelimit”.

Ai u shpreh se ajo që ai pa në atë Kuvend, ishte një prezantim i aksionit opozitar nga Sali Berisha.

“Ajo që pash unë me 2 dhjetor ishte një prezantim i aksionit opozitar nga Sali Berisha” tha fillimisht ai.

Baço shtoi se ajo që u vu re në Kuvend, ishte mungesa e Gazmend Bardhit dhe deputetëve  të tij, mungesë kjo e plotësuar nga vajza e Sali Berishës, Argita Berisha.

Sipas tij ajo që u lexua në këtë Kuvend ishte trashëgimia politike, edhe pse Argita e ka shmangur një gjë të tillë në komunikimet me mediat.

“Ajo që mund të lexohet, ka dy anë. Një anë ishte, mungesa e zotit Bardhi dhe grupit të deputetëve dhe mungesën e tij u plotësua nga vajza e Berishës, Argita Berisha.

 Është lexuar po ashtu edhe trashëgimia politike, pavarësisht se ajo e ka shmangur.

Po të kesh një projekt politik dhe të thuash që nuk kam ambicie, është fshehje e atyre me dalikatesë.

Ato që tha Argita, në 48 orët e fundit mori më shumë vëmendje sesa ajo që tha Berisha. Ylli i së shtunës, ishte Argita Malltezi” shtoi Baçi.

Sipas analisti, tanimë është vonë dhe koha e gabuar që Argita të futet në politike dukeqenëse e gjithë familja e saj është “non grata”, por Berisha dukej i zhgënjyer nga mbështetësit e tij dhe hodhi sytë nga familja.

“George Bush apo Mitsotakis nuk kanë hyrë në politikë kur prindërit e tyre kanë qenë presidentë apo kryeministra.

Në këtë rast, unë mendoj që momenti i prezantimit të Argita Malltezit ishte i gabuar.

Momenti i prezantimit dukej i zhgënjyer nga ata që e mbështesin dhe i hodhi sytë nga familja” theksoi ai.

Sa i përket situatës në Kuvend, për rreth 50 ditë, Baçi tha se kjo situatë i shërben Sali Berishës për të zgjeruar grupin e tij dhe Edi Ramës për të mos dhënë llogari.

Për Bashën dhe mundësisë së tij për të zgjedhur, analisti tha se Basa duhet të gjejë zgjidhje për të bërë betejë, duke zgjedhur edhe median.

“Kjo lloj situate e ndezur në Kuvend, i shërben Berishës për konfirmimin e grupit dhe Ramës që të mos japë llogari.

Një qeveri e korruptuar, këtë situatë që e ka krijuar Berisha, e ka ideale.

Basha duhet të gjejë zgjidhje për të bërë një betejë politike, duke përdorur edhe median” përfundoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re