Gazetari Ilir Babaramo nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV, teksa ka folur për situatën e Partisë Demokratike deklaroi se, kjo gjendje e krijuar nuk ka kthim pas, pasi sipas tij, ka nisur një luftë që tani duhet çuar deri në fund për tu vendosur se kush do ta kontrollojë opozitën.

“Ajo që po ndodh në PD tani është një gjë, që nuk duhen prozhektorët e opinionit publik të përqëndrohen te opozita, ai do të di si po trajtohen fondet, etj etj. Ajo që po ndodh jemi te pika e moskthimit.

Palët e PD kishin një perceptim të drejtë apo gabuar se, shefi ishte Berisha se ka aksionet kryesore në këtë parti dhe kishte caktuar një CEO që quhet Basha. Por në situatën e re të krijuar nuk ka kthim pas, ka nisur një luftë që do çuar deri në fund, kush do ta kontrollojë opozitën”, tha Babaramo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re