Ish kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se në PD nuk ka një frymë bashkëpunuese, ndërsa vazhdon një gjuhë përçarëse.
Në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Basha theksoi se Sali Berisha po shpall kulak çdokënd që bëhet kundër tij.
‘Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD-së. Berisha shpall kulak atë kthehet kundër tij. Siç e keni parë se çfarë i bëhet Alibeajt vetëm se mbron interesat e PD dhe interesat e demokratëve. Ju keni parë që DASH konfirmoi ato që ne kemi thënë.’- tha Basha.
