Kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur dhe njëherë gatishmërinë e tij për të bërë gjithçka për të bashkuar PD.

 

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat i është përgjigjur ultimatumit të disa prej demokratëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë.

 

“E para e punës dua të them që jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për PD dhe demokratët. E dyta mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko