Deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se situata brenda forcës politike ku ai bën pjesë është e zymtë. I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Sula deklaroi se të gjithë duhet ta lexojnë qartë mesazhin e demokratëve të heshtur, të cilët në 14 maj nuk dolën në zgjedhje.

Sipas tij nëse vazhdohet në me këtë situata në 2025 nuk mund të fitohet, ndërsa theksoi se anija nuk mund të drejtohet me një kapiten që nuk di pasi në të kundërt do te mbytemi.

“Unë situatën e shof shumë të zymtë, përsa kohë tensionet janë kaq të larta, njerëzit nuk i thërrasin arsyes kjo më bën skeptik. Por kam një bindje. Ajo bindja rrjedh nga 14 maji që sigla dhe logoja e PD, ato vota nuk janë as të Bashës dhe të askujt tjetër, janë të demokrateve që besojnë tek sigla dhe logoja e PD. Edhe ata 250 mijë që nuk dolën të votojnë, për shkak të konfliktit kanë zgjedhur të mos dalin.

Ne  nëse nuk arrijmë të kapim këtë mesazh që na dhanë demokratët e heshtur, që prapë nëse vazhdojmë këtë rrugën beteja është e humbur. Nëse Basha dhe aktorët e tjerë do ta lexojmë qartë këtë mesazh ka mundësi që kjo parti do rritet ditë pas ditë. Po ju them që për dy vite grupi parlamentar do bëjë një opozitë të mirë dhe kam bindje që do rritet besimi. Kur nuk të kupton i joti brenda, jo se do dorëzohem, por nuk ke dëshirë të luftosh.

Por nëse do ndodhe që Basha dhe të tjerë nuk do ofrojë burra dhe gra që nuk janë të përfolur nuk kemi gjë. Nëse ne do vemë në timon të anijes një kapiten që nuk di ta drejtojë anijen çështje minutash dhe do mbytet, do mbytet ai dhe ne bashkë”, tha ndër të tjera Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re