Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka njoftuar se ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD dhe të Kryesisë gjatë javës së ardhshme.

Gazment-Bardhi

Përmes një njoftimi, Bardhi thotë se këto mbledhje do të bëhen me qëllim vlerësimin e situatës politikë në PD dhe hapave që duhen ndërmarrë për ringritjen dhe forcimin e kësaj partie.

Njoftimi i Gazment Bardhit:

Nisur nga kërkesa e disa kolegëve anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe të Grupit Parlamentar, me qëllim vlerësimin e situatës politike dhe veçanërisht hapave që duhet të ndërmarrë Partia Demokratike e Shqipërisë për ringritjen dhe forcimin e saj, në përputhje me Statutin e Partisë kam vendosur:

– Thirrjen e mbledhjes së Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike, ditën e hënë, datë 05.06.2023, ora 12:00.

– Thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ditën e martë, datë 06.06.2023, ora 17:00.

Me Rend ditë të të dyja mbledhjeve: “Diskutimi mbi situatën politike ne vend, dhe mbi procesin e riorganizimit të PDSH”.

Secili anëtar i Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së Partisë, do të shfrytëzojë kohën në dispozicion për të elaboruar dhe propozuar zgjidhjet më të mira për forcimin dhe riorganizimin e partisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re