Iliada Kovaçi

Ka rënie të numrit të të infektuarve me Covid! Gastroenteritet mbeten problematikë edhe tek fëmijët”, shprehet mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore numër 10, Dr. Valmira Allajbej, për gazetën Shëndeti.

Numri i vizitave në ditë shkon rreth 20, por mund të jenë edhe më shumë. Gastrointeritet, të cilat shoqërohen me 2-3 ditë temperaturë, të përziera dhe diarre, kanë qënë problematikë gjatë periudhës së verës, por vazhdojnë ende.

“Ndërsa, sa i takon të të infektuarve me Covid-19, kjo periudhë paraqitet e qetë me rreth 7 raste në ditë. Covidi është më i shprehur në grupmoshat e vogla, që tek foshnjat pa mbushur ende 1 vjeç deri tek fëmijët 10-12 vjeç. Simptomat janë të lehta duke përfshirë temperaturë, kollë të lehtë e të ngjirur. Disa prej këtyre rasteve avancojnë në bronkit pasi i neglizhojnë simptomat që në fillim,” përmbyll mjekja Allajbej.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re