Analisti Edvin Kulluri, në një intervistë për ABC News, tha se situata në Rusi kërkon vëmendjen e të gjithë fuqive të mëdha botërore si një vend me shumë armë bërthamore. Ai theksoi se Putin është vënë nën presion dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në angazhimin ushtarak në Ukrainë.

“Hera e parë që po luftojnë rusët janë territorit të tyre është në Ukrainë dhe e keni parë rezultatin. Koha tregoi se ushtria ruse ishte e papërgatitur për të ndërmarë një ofensivë ndaj një vendi me një ushtri që ishte e stërvitur në nivele më të larta. Në Ukrainë s’ka gjasa të fitojë luftën në Ukrainë.

Rusia nuk ka asnjë sukses ushtarak në Ukrainë. Një konflikt i brendshëm do ta përkeqësonte pozitën e tij në Rusi por do të ishte shkatërrimtar përballë ushtrisë ukrainase dhe komunitetin perëndimor. Rusia është më e dobët se kurrë. Ariu i madh që është Putini po del një arush i vogël.“, tha Kulluri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re