Ministria e Shëndetësisë njofton se ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi 115 pacientë po trajtohen ndërsa 15 prej tyre janë në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

Po ashtu, në spitalet COVID gjenden edhe 14 pacientë të cilët e kane fituar betejën me koronavirusin, por vijojnë të marrin shërbim spitalor për shkak te pasojave qe u ka lene virusi.

Në përditesimin e fundit të të dhënave Ministria ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar pozitive 146 persona, duke e çuar keshtu numrin e të infektuarve në 7117.

Ndersa gjashtë ishin pacientët që gjate 24 orëve humbën betejën me COVID-19, duke e çuar kështu në total numrin e viktimave në vendin tone, në 219.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re