Skip to content

Situata nga Covid/ 17 të infektuar dhe një humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 17 raste pozitive për Covid-19 dhe një humbje jete.

 

Në raportimin ditor të rasteve, MSH bën të ditur se nga 545 testime, të infektuar rezultuan 9 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.

 

Kurse, aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Vlora 79 vjeç.

 

Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,378 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (11 Prill 2022)

Raste të reja ditore 17Të shëruar në 24 orë 37Të shtruar në spitale 10Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 545

Testime totale 1,787,376Raste pozitive 274,236Raste të shëruara 270,378Raste Aktive 364Humbje jete 3,494

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 210Fier 44Vlorë 38Elbasan 18Korçë 19Berat 12Gjirokastër 9Shkodër 6Durrës 4Lezhë 3Kukës 1