Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ekspertë të shëndetit publik të programit kombëtar të vaksinimit, deklaruan nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Kombinat, se janë siguruar vaksinat falas kundër gripit, për kategoritë në nevojë.

“Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, tha Manastirliu.

Shefja e Departametit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino tha se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës së sigurt kundër COVID19.

“Akoma Bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazen e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka inisiativa të ndryshme. Një inisiativë është inisiativa botërore e COVAX, një inisiativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”, tha Bino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re