Skip to content

Situata nga Covid/ 213 të infektuar, 4 qytetarë humbin jetën në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid.

 

Sipas Ministrisë në 24 orët  e fundit janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 213 qytetarë.

 

Fatkeqësisht, katër persona kanë humbur jetën si pasoje e Covid.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2110 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 213 qytetarë, në këto bashki:75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë.Janë 3581 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç.Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Shkurt 2022)Raste të reja ditore 213Të shëruar në 24 orë 391Të shtruar në spitale 70Humbje jete në 24 orë 4Testime ditore 2110

Testime totale 1,734,743Raste pozitive 270,947Raste të shëruara 263,909Raste Aktive 3581Humbje jete 3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1063Fier 553Elbasan 397Vlorë 373Berat 258Lezhë 250Durrës 165Kukës 160Shkodër 132Gjirokastër 127Korçë 82Dibër 21″