Gjatë 24 orëve të fundit numri i personave të infektuar me Covid në Shqipëri ka qenë 71, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka qenë 47.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1161 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 71 qytetarë, në këto bashki:

30 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Shkodër, Fier, Sarandë, 3 në Divjakë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Korçë, Himarë, Vlorë, Patos, Tropojë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,789 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Prill 2022)

Raste të reja ditore 71

Të shëruar në 24 orë 47

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 1161

Testime totale 1,795,792

Raste pozitive 274,606

Raste të shëruara 270,789

Raste Aktive 321

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 201

Fier 29

Vlorë 25

Berat 14

Korçë 14

Shkodër 12

Elbasan 10

Gjirokastër 7

Durrës 4

Kukës 4

Lezhë 1″

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re