Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 165 teste për koronavirus, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 35 raste.

 

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sakaq aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 165 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki: 22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnje, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.Janë 685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (20 Qershor 2022)Raste të reja ditore 35Të shëruar në 24 orë 141Të shtruar në spitale 9Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 165

 

Testime totale 1,838,470Raste pozitive 277,444Raste të shëruara 273,262Raste Aktive 685Humbje jete 3,497

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 530Fier 42Vlorë 42Durrës 19Lezhë 14Gjirokastër 9Korçë 9Elbasan 7Berat 6Shkodër 4Dibër 2Kukës 1

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re