Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend.

 

Ditën e sotme nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sakaq, nga 871 testime, kane rezultuar pozitive 49 qytetarë, ndërsa 31 të tjerë janë shëruar.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 871 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 49 qytetarë, në këto bashki:21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.Janë 225 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Maj 2022)

Raste të reja ditore 49Të shëruar në 24 orë 31Të shtruar në spitale 5Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 871

Testime totale 1,816,684Raste pozitive 275,534Raste të shëruara 271,812Raste Aktive 225Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 121Fier 28Vlorë 19Shkodër 14Elbasan 9Lezhë 8Berat 8Gjirokastër 7Durrës 5Korçë 3Kukës 3″

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re