Komiteti Teknik i Ekspertëve ka nisur mbledhjen e radhës ku po analizohet situata me pandeminë në vend.

 

Shqetësimi i Komitetit Teknik lidhet me variantin e ri të Covid, Omicron.  Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino tha gjatë takimit se situata në vend nga COVID është e qëndrueshme.

 

Bino shtoi po ashtu se ka një rritje të rasteve të reja tek fëmijët.

 

 

‘Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrushme në krahasim me dy javë më parë. nuk kemi rritje të rasteve, përkundrazi kemi një ulje të lehtë. Kemi një situatë të qendrueshme. Në gjithë tre javëshin e fundit kemi një situatë të njëjte. Ajo që vëmë re është një rritje tek grupmoshat e reja dhe pediatrike, 0-4, si dhe nga 5-15 vjeç. Kemi pasur vatra në disa shkolla, të cilat janë menaxhuar siç duhet, duke u zbatuar të gjitha udhëzimet e dhëna nga ISSH. Kemi rritje të mbulesës vaksinale, ku shkon deri në 48%. Kemi rritje në bashkitë e mëdha dhe një rritje mbi nivelin kombëtarë që shkon mbi 52%. Kërkojmë të kemi një rritje të numrit të të vaksinuarve. Nga ana tjetër infeksionet, ndërhyrëse janë 10 herë më të larta, tek ato që janë të pavaksinuar. Ka filluar procesi i dozës së tretë, e cila po ecën me ritme të njëjta me aplikimin e dozës së parë dhe të dytë.’– tha Bino.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re