Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastilriu ka dhënë një dkelaratë për mediat këtë të enjte, ku ka bërë një përmbledhje të të gjitha masave që janë ndërmarrë deri më tani nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministrja theksoi se 15-20% e kapaciteteve spitalore janë të lira.

“Duam të sqarojmë të gjitha ato pikat kyçe që të gjithë qytetarët duan të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrim. Aktualisht kemi të konfirmuar 29 mijë e 837 raste. Përsa u përket fataliteteve kemi 646 humbje jete dhe vlerësohet se java e 46 është java që kemi patur dhe një numër të lartë fatalitetesh. Vetëm 15-20% të kapaciteteve spitalore janë të lira.”

Ajo pritet të sqarojë edhe skemat e rimbursimit të medikamenteve për pacientët me COVID që trajtohen në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re