Ministra e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 793 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë, 1 person nuk ka mundur t’i mbijetojë Covid.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:

 

493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (10 Janar 2022)Raste të reja ditore 793Të shëruar në 24 orë 346Të shtruar në spitale 123Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 4996

 

Testime totale 1,534,665Raste pozitive 220,487Raste të shëruara 203,460Raste Aktive 13,786Humbje jete 3,241

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6922Fier 1165Durrës 1102Elbasan 950Vlorë 830Shkodër 803Gjirokastër 533Berat 455Lezhë 401Korçë 335Dibër 177Kukës 113

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re