Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Elbasanit. Burime zyrtare pranë Shtabit të Emergjencave Civile bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve dhe erërave në disa zona ka probleme sa i takon furnizimit me energji elektrike.

 

Aktualisht raportohen probleme në fshatrat e Librazhdit dhe Gramshit si dhe në njësinë administrative Shushicë të Elbasanit. Po ashtu probleme ka pasur me rrëshqitjet e gurëve në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd por qarkullimi i mjeteve vijon normalisht pasi firma kontraktuese është duke vijuar punën për mirëmbajtjen e rrugës. Rrëshqitje dherash raportohen edhe në fshatin Bersnike të Gramshit.

 

Mësohet se për shkak të reshjeve gjatë dy ditëve të fundit ka edhe rritje të nivelit të ujit në lumin Shkumbin por deri më tani nuk raportohen probleme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re