Nga informacionet e ardhura nga shtabet e Mbrojtjes Civile në bashkitë e Lezhës, vijojnë përmbytjet në disa zona. Kështu 4050 ha tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Deri tani ka edhe 30 familje të evakuuara.

Situata në qarkun Lezhë deri në orën 13.30, të datës 11.01.21,

-Në shkallë qarku gjatë ditës nuk kemi reshje.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:
-Sasia e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve është rreth 40 mm.
-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht: 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;
-kemi të permbytur 4050 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 3600 ha, nga keto në Zadrim 1800 ha, ish këneta e Torovicës 1100 ha dhe në Bregun e Mates 700 ha tokë bujqësore.
-në bashkinë Kurbini 450 ha takë bujqësore.

-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovorin Balldre kemi një pompë me difekt, po punohet për riparimin e saj.

-rezervuarët jnë në monitorim të vazhdueshem dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme. Nga bashkite vazhdon puna per pastrimin nga inertet dhe largimit te dherave ne disa segmente nga reshqitja e tokes.

-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

-në mbeshtetje të bashkisë Lezhë kemi 10 forca dhe 2 makina të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Hidrocentralit Ulez-Shkopet, shkarkon 400 m3/sek.

-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.
Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

-Lumi Drin është 2 m, (nga kuata 2m kritike);
-Lumi Gjadër është 6 m, (nga kuata 8.5m kritike);
-Lumi Mat është 3m, (nga kuata 4 m kritike);

– në hidrovorin Balldre, është -1.00 m( nga -1.5 m kuote kritike),
– në hidrovorin Ishull Shengjin, është -0.4 m(nga -0.5 m kuote kritike),
– në hidrovrin Tale, është 0.00 m (nga -1.00 kuote kritike),
– në hidrovorin Shllinza, është -0.4 m( 0.00 m kuote kritike),
– në hidrovorin Droje, është 0.00 m ( nga 0.00 m kuote kritike).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re