Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbrëmjen e sotme në selinë blu ka thirrur ekspertët e partisë për shëndetësisë për të diskutuar për problemet me të cilat përballet sistemi në luftën kundër Covid-19, por edhe qytetarët.

“Sa i përket çështjes së vaksinës, bashkëpunimi me BE-në dhe SHBA, që kemi sugjeruar që në korrik, nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. Parë nga këndvështrimi i profesionistëve konstatohet që numrat me të cilat ka nisur përballja, sot janë më të ulët, një pjesë vijon largimi i mjekëve, nuk janë zëvendësuar nga të rinj. 

Të “Shefqet Ndroqi” shkuan 50 mjekë dhe infermierë dhe në javën e parë ikën 40. Paketa e një mijë eurove për mjekët ka qenë sporadike dhe diskriminuese. Ushtria (mjekët) që përballet me pandeminë është e rraskapitur, e dërrmuar. 

Mjeku i familjes nuk ka protokoll mjekimi dhe as nuk është futur pjesë integrale e sistemit për t’u përballur. Ke covid? Ose të con urgjenca në spital, ose rri në shtëpi dhe të jepet mjekimi me telefon. 

Mjeku i familjes duhet të pajisjet me protokoll. Paketa rimbursimi për të gjithë pacientët me covid. Kur kanë diagnozën duhet të kenë paketën e rimbursueshe të trajtimit të kësaj sëmundje”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re