Situata e zjarrit në majën e Rrunës vijon të jetë ende shumë problematike. Përmes një njoftimi publik Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës ka bërë bilancin në lidhje me zjarrin në këtë qark.

Në njoftim bëhet me dije se edhe pse pas angazhimit nga ajri, vatra vijon të mbetet aktive, ndaj vijon puna për neutralizimin e saj.

Njoftim nga Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës:

Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter . Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale  Kukës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re