Vijon të jetë jashtë kontrollit situata nga zjarret në zonën e Pilurit në Himarë.
Zjarrfikësit dhe helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit në kodrat e Pilurit.
Flakët vijojnë të përhapen për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, ndërsa autoritetet janë në terren me forca të shtuara.
Situata mbetet shqetësuese dhe në monitorim të vazhdueshëm.