Skip to content

Situata pandemike në Shqipëri: Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, 7 raste të reja nga rreth 3000 testime të bëra

Situata pandemike vazhdon me shifra të kontrolluara në vendin tonë, teksa këtë të martë janë raportuar 7 raste të reja nga 3000 testime të bëra dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë raportuar 132,544 raste pozitive me Covid-19, nga të cilët 130,033 qytetarë janë shëruar, ndërsa fatkeqësisht 2,456 kanë humbur jetën.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2907 testime, 4 të shëruar dhe 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore               2,907

Testime totale            821,526

Raste pozitive             132,544

Raste të shëruara       130,033

Raste Aktive                  55

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          23

Shkodër       8

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             5

Korçë          5

Lezhë           2

Fier              1

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb