Ndërkohë që katër pacientë e kanë humbur sot betejën me koronavirusin, situata në dy spitalet COVID në vend paraqitet serioze, me shtim të rasteve për pacientë që kanë nevojë për trajtim.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste të reja, duke e çuar numrin e infeksioneve që nga fillimi i epidemisë në 5750, ndërsa raste aktive janë 2520.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 persona, duke e çuar numrin e personave që kanë fituar betejën me COVID-19 në 3054.

Fatkeqësisht, 176 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re