Presidenti Ilir Meta ka reaguar për cështjen e Reformës Zgjedhore që nuk ka arritur ende në dakordësi të plotë për draftin, i cili duhet të përfundojë deri më 31 maj. Në një shkrim në Facebook, Meta reagoi për situatën politike në vend duke thënë se janë minuar përpjekjet për intergrimin europian të Shqipërisë dhe tani do ti përkushtohet Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.

Meta: Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.

Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re