Partia Demokratike mbajti këtë të shtunë mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku kryetari i saj, Berisha nuk i kurseu kritikat për organizimin e partisë duke kërkuar pëkthimin e pakënaqësisë qytetare në votë.

 

Për të folur më shumë në lidhje me këtë dhe opozitën, deputeti demokrat, Belind Këlliçi ishte i ftuar në Vizion Plus në një intervistë të shkurtër, me moderatorin Roland Zili.

 

 

Këlliçi u shpreh se vendi ka nevojë për jë aksion të fortë politik të shtrirë në të gjithë hakllkat e shoqërisë,  duke nisur nga studentët e kriza energjitike.

 

“Do ta kthejmë besimin në PD duke përkthyer të gjithë nevojën e qytetarëve e demokratëve në aksion politik të fortë me denoncime,  në media, e mbi të gjitha në foltoren e parlamentit duke nxitur çdo formë revolte paqësore me greva e protesta e duke shkuar në një protest të fortë pa kthim që do të sigurojë rrëzimin e qverisë.

 

Jam i bindur që kemi nëvojë për një aksion politik të shtrirë në të gjithë shoqërinë, nga studentët emigrantët e pensionistët. Duke marrë shkasë edhe nga situata energjitike që është ende e paqartë. Për ta përkthyer në një aksion politik final  për rrëzimin e qverisë.”- tha Këlliçi.

 

 

Zili: Megjithë angazhimin e opozitës, shumë njerëz janë ende skeptikë pasi nuk shohin shumë figura të reja dhe frymëzuese në kupolën drejtuese të PD.  A duhet hapur më tej partia juaj?

 

 

“Patjetër që po. Dhe PD për të hapur dyer nga të katërta anët për figura të reja, sot ka miratuar një rregullore të brendshme, që për herë të parë vendosin standarte të reja në politikën shqiptare.

Nga ana tjetër, kemi vendosur një standart për debatin publik. Kandidatët që do të shprehin ambicien për të garuar do duhet për herë të parë të kenë një debat përballë tyre për programin që ata do të përfaqësojnë. E këto shërbejnë për të treguar hapjen e PD për figura të spikatura shoqërisë.”- tha deputeti.

 

Zili: Sa shanse ka qe opozita te arrijë ne emra dinjitoze dhe ploteissht konsensuale për zgjedhjet locale? Z. Duka tashmë ka shprehur pakënaqësi.

 

 

“Nuk e kam ndjekur. Jam i bindur që edhe z.Duka e faktorët opozitarë në fund të ditës janë të bindur që ne duhet të futemi në zgjedhjet lokale vetëm me një kandidat të përbashkët. Përderisa ne kemi përballë një kundërshater të vetëm që është Edi Rama do të duhet të dalim vetëm me një kandidat.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re