Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet rreth situatës së post tërmetit dhe krizës politike.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha tha se në degët e prekura nga tërmeti duhet të ngrihen menjëherë grupe punë që të identifikojnë familjet e prekura.

“Duhet te jemi çdo dite afër qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre. Ne degët e prekura nga tërmeti duhen ngritur menjëherë grupe pune qe te identifikojnë çdo familje te prekur nga tërmeti

Këto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i është ofruar asnjë ndihme, qe gjenden pa strehe ne prag te dimrit. Te evidentohen familjet qe nuk kane vlerësim për banesat e tyre, apo kane vlerësime kontradiktore, qe jetojnë ne objekte te shpallura te pabanueshme se nuk kane ku te strehohen. Rast pas rasti PD duhet te behet zëri i tyre qe te dëgjohen dhe tu vihet ne ndihme. Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetareve. Është kriminale qe banoret pas një muaji nga tërmeti s’kanë marre asnjë ndihme apo janë diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo për shkak te bindjeve partiake”, ka thënë Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re