Skip to content

Situata tek Infektivi/ 81 të shtruar, ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe të intubuar

Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi 24 orët e fundit, ndërsa në Spitalin Infektiv janë të shtruar 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije kete paradite se “Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar”.

Sipas saj, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (27 Qershor 2020)
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 (Qarku Tiranë 30, Durrës 9, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 5, Kukës 1, Elbasan 1)

/shqip