Skip to content

Situata tek Infektivi, dhjetë pacientë në terapi intensive, katër në gjendje të rëndë

Ndërkohë që dita e sotme ka shënuar rekordin e rasteve pozitive të testuara deri më sot, me 117 të prekur me koronavirus, situata në Spitalin Infektiv, paraqitet e rënduar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve të shtruar.

Sipas ministrisë, në Infektiv, aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)

Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462

Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)