Gjashtë të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Burime bëjnë me dije se të burgosurit janë transferuar nga burgu i Fushë-Krujës tek ai i Shënkollit në Lezhë.

Mësohet se të infektuarit me COVID-19 janë vendosur në një godinë veçmas nga të dënuarit e tjerë.

Ata pohojnë se në godinën e transferuar nuk ka asnjë kusht dhe gjendja e tyre po përkeqësohet. Burgu i Shënkollit nga tërmeti i 26 nëntorit èshtë dëmtuar pjesërisht, qê nga vera është kthyer në qendër pritëse për të burgosurit me Covid-19.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re