Janë infektuar me koronavirus 4 punonjëse në burgun e Peqinit. Pas shfaqes së simptomave atyre iu është bërë tamponi dhe kanë rezultuar pozitiv.

Paraprakisht mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe ndodhen të karantinuar në banesat e tyre. Numri i personave të infektuar në qytetin e Elbasnit është rritur ndjeshëm, ku vetëm në gjatë 24-orë të fundit janë raportuar 4 vdekje Covid.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re