Skip to content

Situatë alarmante në Infektiv, edhe 12 mjekë të tjerë me koronavirus

Situatë alarmante në spitalin Infektiv në QSUT. Burime për “News 24” bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv edhe 12 persona nga stafi mjekësor.

Ndërsa, një ditë më parë u raportua për 15 raste vetëm brenda këtij spitali. Ata u infektuan nga një infermiere, e cila thuhet se ka marrë koronavirusin jashtë ambienteve të Infektivit.

Ndërkohë, pritet që Ministria e Shëndetësisë të bëjë publike të dhënat në 24 orët  e fundit.