Lumi Erzen vazhdon të jetë një nga lumenjtë më të ndotur, fakt ky që theksohet edhe nga peshkatarët e zonës, të cilët pranë grykëderdhjes së lumit.
 
Kjo situatë ka vënë në lëvizje Ministrinë e Mjedisit, e cila prej tre ditësh ka angazhuar strukturat për pastrimin e lumit. Ministri Blendi Klosi, tha se situata është e rëndë dhe krimin mjedisor duhet ta dënojnë të gjithë.
 
Klosi ka paralajmëruar vënien para përgjegjësisë penale te ndotësve te lumenjve. Më problematikja duket se është ndotja e shkaktuar nga medikamentet medikamente e skaduara dhe mbetje që grumbullohen nga spitale të ndryshme. Deri tani janë evidentuar 800 raste ku biznese të ndryshme, nuk e zbatojnë si duhet lejen mjedisore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re