Qendra e Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuara në qytetin e Vlorës është izoluar për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Pesë punonjëse dhe tre fëmijë kanë rezultuar poztiv me Covid-19, ku këta të fundit janë asimptomatikë dhe nuk kanë shfaqur shenja të sëmundjes.

Me izolimin e institucionit nënkuptohet karantimin i 6 kujdestareve si dhe të gjithë fëmjëve të pranishëm. Askush nuk do të lejohet të hyjë dhe të dali nga qendra për një periudhë të caktuar kohe, që me shumë gjasa mund të jetë 14-ditë.

Kujtojmë se situata e pandemisë në të gjithë territorin e vendit, vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i rasteve të reja mbetet në shifra tepër të larta.

Kujtojmë se situata e pandemisë në të gjithë territorin e vendit, vijon të jetë tepër shqetësuese, ku numri i rasteve të reja mbetet në shifra tepër të larta.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ditën e sotme nga 2560 teste të kryera kanë rezultuar 694 persona pozitiv me Covid-19.

Sakaq betejën me virusin nuk kanë mundur që ta fitojnë 6 pacientë, mes tyre edhe një 28-vjeçare shtatzënë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re