Guvernatori i Toskanës në Itali është i shqetësuar nga shifrat e 24 orëve të fundit, ku nga 16 raste të reja, 13 ishin nga Shqipëria. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë të dhëna të pasagjerëve që udhëtojnë me linja ajrore.

Guvernatori Enrico Rossi kërkoi që të merren masa serioze ose të bllokohen udhëtimet nga Shqipëria.

“Të ndërhyjë qeveria, në veçanti ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimi i fluturimeve direkte”, ka thënë Rossi.

Në javën e kaluar janë regjistruar pesëdhjetë e dy raste të reja Covid-19 dhe nga këto 31 janë me origjinë të huaj, nga të cilat njëzet e shtatë vetëm nga Shqipëria.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re