Situata e pandemisë vijon të jetë ende problematike në vendin tonë, ku numri i rasteve të reja të diagnostikuar pozitivë mbete në shifra tepër të larta. Rinisja e mësimit shkollor në arsimin para-universitar është një thikë me dy presa që mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit, në ato raste kur nuk zbatohen me rigorozitet protokollet e shëndetësisë.

Numri i mësuesve të zyrtarizuar me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi” në lagjen e re të Bulqizës, ka shkuar në 5, duke e bërë situatën në këtë institucion alarmante. Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje. Burime jo zyrtare thanë se bashkëshorti i njërës prej mësuesve në këtë shkollë vijon të shkoj në punë.

Kujtojmë së gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë rezultuar 159 raste të reja pozitive si dhe kanë humbur jetën 4 persona.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re