Katër raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Gramshit. Një nga persona e infektuar është edhe drejtori i zyrës së punës, Vesel Braho.

Për shkak të kësaj situate, zyra e punës në Gramsh është mbyllur me qëllim pengimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Po kështu pozitive me Covid ka rezultuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është mësuese.

Ndërkaq, në Gramsh kanë rezultuar të infektuar edhe një tjetër mësuese si dhe një polic.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re