Skip to content

Situatë e RËNDË në Fier! Vërshimet e ujit prishin argjinaturën e Çervenit, në terren dhe kryebashkiaku Subashi

640 0 695eba2a3771d 1

Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiut kanë prishur argjinaturën e Çervenit.

Emergjencat Civile të Bashkisë Fier, së bashku me kryebashkiakun Armando Subashi kanë shkuar në vendngjarje.

Ata janë duke monitoruar situatën, e cila është krijuar si pasojë e motit të keq, që ka përfshirë vendin ditën e fundit.

Në rregullimin e argjinaturës janë përfshirë dy fadroma dhe mjete të tonazhit të rëndë.

Ata janë duke punuar për riparimin e disa segmenteve, të cilat janë rrezikuar nga dalja e lumit Vjosë. Reshjet të cilat vijojnë të bien me intensitet të lartë, po vështirësojnë punën